Studenti nga Kosova fiton konkursin ndërkombëtar të arkitekturës

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një student kosovar është fituesi i konkursit ndërkombëtar të arkitekturës së zhvilluar në Itali. Rron Bexheti rrëmbeu çmimin e parë së bashku me dy studentë të tjerë të universitetiy Lund të Suedisë.

Kosovari, Rron Bexheti, student në Universitetin Lund të Suedisë, është fituesi i konkursit ndërkombëtar të arkitekturës “Sfida e jetesës kolektive në Romë” 2019.

Gjatë vitit 2018 me mijëra persona protestuan në rrugët e kryeqytetit italian ndaj mungesës së politikave të strehimit.

Mjaft banorë u dëbuan nga shtëpitë që kishin zënë ilegalisht duke shtuar numrin e të pastrehëve.

Për të përballuar këtë krizë strehimi në Romë, u organizua konkursi ndërkombëtar “Sfida e jetesës kolektive” i cili ftoi arkitektë, projektues, studentë e universitete nga e gjithë bota për të realizuar projektin më të mirë për konceptin e një bashkëjetese të përballueshme.

Fituesi i këtij konkursi arkitekture u shpall projekti i Universiteti Lund  në Suedi me firmën e 3 studentëve të arkitekturës  kosovarin Rron Bexheti, Karin Frykholm dhe Lisa Fransson.

Ky projekt parashikon ndërtimin e banesave të ardhshme në Romë përgjatë 19 km gjatësi të mureve Aurelian që rrethojnë disa pjesë të qytetit.

Projekti synon të zgjidh problemin e politikave të strehimit e të dëshmoj se ky mur historik është i dobishëm për një të mirë të përbashkët për banorët e qytetit.

 

Zjarr Tv Ad