Dyshja e Manchester United, Cristiano Ronaldo dhe Harry Maguire, morën më shumë komente negative në Twitter nga të gjithë lojtarët në Premier League sezonin e kaluar, këtë e ka zbuluar një studim i ri.
Ofcom dhe Instituti Alan Turing, instituti kombëtar i Mbretrisë së Bashkuar për shkencën e të dhënave dhe inteligjencën artificiale, u bashkuan për të analizuar 2.3 milionë postime në Twiter të publikuara në gjysmën e parë të sezonit 2021-2022.
Studimi zbuloi se lojtarëve të Premier League në pesë muajt e parë të sezonit të kaluar u janë bërë rreth 60,000 postime negative apo edhe abuzive.
Pre e këtyre postimeve ishin shtatë në 10 lojtarë të ligës më të mire. Pothuajse gjysma e postimeve u drejtoheshin vetëm 12 lojtarëve, tetë prej të cilëve luanin për Manchester United në atë kohë.
Mes 13 gushtit dhe 24 janarit, Ronaldos ju bë numri mëi madh i postimeve plotë 12,520.
Maguire ishte i dyti në listë, pasi ishte shënjestruar me 8,954 mesazhe fyese në të njëjtën periudhë. Marcus Rashford (2,557), Bruno Fernandes (2,464), Fred (1,924), Jesse Lingard (1,605), Paul Pogba (1,446) dhe David De Gea (1,394) gjithashtu u shfaqën në top 10, ashtu si dhe ndërkombëtarët anglezë Harry Kane (2,127). ) dhe Jack Grealish (1,538).
Raporti zbuloi gjithashtu se kishte dy kulme në frekuencën e postimeve abuzive.
Kulmi i parë erdhi në ditën kur Ronaldo iu bashkua United nga Juventusi më 27 gusht, ndërsa i dyti që ndodhi pasi Maguire u kërkoi falje tifozëve pas humbjes 2-0 ndaj Manchester City më 7 nëntor.