Studimi spanjoll hedh dyshime mbi imunitetin e tufës

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Strategjia e “imunitetit të tufës” apo pajisja vetvetiu e popullatës me antitrupa ndaj koronavirusit rezulton të jetë larg pritshmërive, ndaj distancimi social dhe karantinimi mbeten aktualisht armët më të mirë kundër pandemisë së kovidit të ri.Një studim i fundit në Spanjë tregon se nga analizat e rreth 61 mijë personave, mesatarisht 5 për qind e tyre bartnin antitrupa për ta luftuar koronavirusin.Norma më e lartë e imunitetit shkonte në 14,4 për qind për provincën veriperëndimore të Asturias, në 11 për qind për kryeqytetin Madrid, dhe gati 2 për qind për Ishujt Kanarie.Projekti i financuar pjesërisht nga Ministria spanjolle e Shëndetësisë dhe i publikuar në revistën spanjolle “Lancet” gjithashtu zbuloi se fëmijët zhvillojnë më pak antitrupa ndërsa një e treta e atyre që e marrin kovidin, nuk shfaqim simptoma të mëpasshme, që sipas studiuesve e bën virusin SARS-Cov-2 veçanërisht të rrezikshëm në aspektin e shëndetit publik.Autorët e studimit shprehin dyshime edhe për rastet e personave të infektuar më parë me kovid por që nuk kanë mundur të krijojnë antitrupa, ndaj për ta ekziston mundësia për t’u riinfektuar.”Imuniteti i tufës” arrihet duke vaksinuar ose duke e ekspozuar shumicën e një popullate ndaj një sëmundjeje infektive, me shpresën se ajo bëhet rezistente ndaj një vale të dytë të infeksionit.Për ta realizuar këtë nevojitet që sëmundja të përhapet të paktën në 60 për qind të popullatës, por kur shifra aktuale në Spanjë është 12-fish më e vogël pas kaq muajsh, studiuesit e shohin këtë objektiv të vështirë për t’u arritur.Në një tjetër shtet europian si Suedia ku “imuniteti i tufës” ka qenë pjesë e strategjisë antikovid, në muajin prill u raportua se ishte arritur në vetëm 7,3 për qind të popullsisë.Projekti i shkencëtarëve spanjollë nisi në muajin prill kur vendi po zbatonte një karantinë strikte për banorët dhe kur vala e koronavirusit e goditi atë më rëndë në Europë, duke prodhuar deri tani mbi 250 mijë raste e më shumë se 28 mijë viktima

Zjarr Tv Ad