STUDIMI: Varianti i Afrikës së Jugut mund ta “thyejë” mbrojtjen e vaksinës Pfizer

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Varianti i koronavirusit i zbuluar në Afrikën e Jugut mund të “thyejë” mbrojtjen e vaksinën kundër Covid të Pfizer/BioNTech në një farë mase, zbuloi një studim i ri në Izrael.

Studimi, i lëshuar ditën e djeshme, krahasoi pothuajse 400 njerëz që kishin rezultuar pozitivë për COVID-19, 14 ditë ose më shumë pasi kishin marrë një ose dy doza të vaksinës, përkundrejt të njëjtit numër të pacientëve të pavaksinuar me sëmundjen.

Varianti i Afrikës së Jugut, B.1.351, u zbulua se përbën rreth 1% të të gjitha rasteve COVID-19 në të gjithë personat që u përfshinë në studim, sipas studimit nga Universiteti i Tel Avivit.

Por midis pacientëve që kishin marrë dy doza të vaksinës, shkalla e prevalencës së variantit ishte tetë herë më e lartë se e pavaksinuari – 5.4% kundrejt 0.7%.

Kjo tregon që vaksina është më pak e efektshme kundër variantit të Afrikës së Jugut, krahasuar me koronavirusin origjinal dhe një variant të identifikuar së pari në Britani.

“Ne gjetëm një normë disproporcionalisht më të lartë të variantit të Afrikës së Jugut midis njerëzve të vaksinuar me një dozë të dytë, krahasuar me grupin e pavaksinuar. Kjo do të thotë që varianti i Afrikës së Jugut është në gjendje, në një farë mase, të thyejë mbrojtjen e vaksinës, “tha Adi Stern i Universitetit të Tel Avivit.

Zjarr Tv Ad