Studimi/ Zbulohet lidhja mes kafesë së hidhur dhe psikopatisë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëse je ndonjë nga ata persona që pëlqejnë kafen pa sheqer dhe në përgjithësi ju pëlqen shija e hidhur, mund ta keni shpirtin të mbushur me ligësi, këta persona mund të shfaqin edhe shenja të psikopatisë.

Sipas  një  studimi të realizuar nga një Universitet në Austri, preferenca për shijen e hidhur lidhet edhe me ligësinë e personave.

Ky studim ka analizuar rreth 500 persona, burra dhe gra të moshës deri 35-vjeç, për të parë preferencat e tyre në lidhje me shijet e ushqimeve. Më pas të gjithëve u është bërë një test agresiviteti.

Si përfundim është konfirmuar, që ata të cilët pëlqenin shijen e hidhur, ishin më pak të pëlqyeshëm se personat që pëlqenin shijen e ëmbël.

Lidhja mes shijes së hidhur dhe psikopatisë shpjegohet kështu. Në instinktin e njeriut shija e hidhur paralajmëron një substancë toksike. Kështu nëse një psikopat ndjen shijen e hidhur, bashkë me të ndjen dhe esencën e rrezikut dhe kjo i jep kënaqësi.

 

Zjarr Tv Ad