Studiuesit e Berlinit japin lajmin e mirë:”Zbulojnë antitrupat kundër koronavirusit”

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Antitrupat mund të administrohen për të siguruar mbrojtje të menjëhershme në mënyrë parandaluese edhe për ata që janë tashmë të sëmurë.

BERLIN- Studiuesit e Berlinit deklarojnë se kanë zbuluar antitrupa me efekt të lartë kundër koronavirusit. Shkencëtarët nga Charite dhe Qendra Gjermane për Sëmundjet Neurodegjenerative tani po ndjekin zhvillimin e të ashtuquajturit vaksinim pasiv.

Antitrupat mund të administrohen për të siguruar mbrojtje të menjëhershme në mënyrë parandaluese edhe për ata që janë tashmë të sëmurë.

Studiuesit izoluan pothuajse 600 antitrupa të ndryshëm nga gjaku i njerëzve që kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse të Covid-19. Mostrat veçanërisht efektive mund të riprodhohen artificialisht dhe të përdoren si vaksina.

Zjarr Tv Ad