Stuhi breshëri mbërthejnë Tiranën

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reshjet e dendura të shiut kanë karakterizuar këto ditë të para të muajit prill.

Por pasditen e sotme, reshjet janë kthyer në shtrëngata breshëri, të cilat për disa minuta kanë goditur edhe Tiranën.

Nëse për banorët e Tiranës, breshëri disa minutësh nuk përbën ndonjë problem të madh, hiq pjesën e trafikut të automjeteve brenda qytetit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për banorët e fshatrave.

Breshëri u rrezikon seriozisht kulturat bujqësore të mbjella si dhe pemëtarinë.

 

Zjarr Tv Ad