Stuhi dëbore në SHBA

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Stuhia e dëborës që ka përfshirë pjesën lindore dhe atë gjysmë perëndimore të Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar humbjen  e jetes të paktën 8 personave.

Ndërkohë, rreth 389 mijë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa 1 mijë e 800 fluturime nga aeroportet nju-jorkeze janë anuluar dhe 4 mijë e 600 të tjera janë vonuar. Reshjet e dendura të dëborës, të shoqëruara me akull, erë dhe acar u spostuan mbrëmjen e së enjtes në zonën lindore, duke paralizuar Nju Jorkun në orën e pikut.

Trafiku mbeti i bllokuar për disa orë në rrugë dhe autostrada, si dhe në urën “Xhorxh Uashington”, që lidh Manhatanin me veriun e Nju Xhersit. Paraliza ka prekur edhe transportin hekurudhor, ku disa udhëtarë kanë pritur për 7 orë.

Ndërkohë, bashkia e metropolit amerikan është përfshirë nga kritikat për keqmenaxhim të situatës, kryesisht për rrugët dhe trotuaret, ku bora dhe ngricat kanë pamundësuar edhe lëvizjen në këmbë. Sipas NBC News, në Nju Jork nuk binte një dëborë e tillë që prej vitit 1938.

 

Zjarr Tv Ad