Stuhi e furishme breshëri, qyteti meksikan “pushtohet” nga akulli

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa Europa po përballet me temperaturat të larta, qyteti meksikan i Guadalajara është përballur me një situatë të pabesueshme.

Një stuhi breshëri mbuloi në akull tokën, duke krijuar një trashësi prej 1.5 metrash. Shumë automjete përfunduan nën shtresën e akullit, ndërkohë që reagimi i pushtetit lokal ishte i menjëhershëm. Makineritë për mbrojtjen civile u vendosën për të pastruar rrugët në qytetin prej pesë milionë banorësh në veri të kryeqytetit, Mexico City.

Zyrtarët lokal raportuan përmbytje dhe pemë të rënë, por besohet se nuk ka pasur të plagosur nga kjo situatë. Stuhia goditi vendin rreth orës 01:50 dhe orës 02:10, kur temperatura e ajrit ra papritur nga 22 gradë Celsius në 14 gradë Celsius. Kishte ndodhur që qyteti të goditej nga një stuhi breshëri edhe në disa momente të tjera, por jo në këtë gjendje.

 

Zjarr Tv Ad