Stuhi rrebeshi në Itali dhe Francë, 2 të zhdukur

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një stuhi rrebeshi që po përshkon këtë fundjavë Italinë dhe Francën ka lënë pas me dhjetëra zona të përmbytura. Në Itali është rritur gatishmëria e autoriteteve pasi moti i keq pritet të zbresë me kalimin e orëve nga veriu në jug të vendit.

Moti i keq me shira të fortë ka përmbytur disa rajone në veriperëndim të Italisë dhe në Francë.

Autoritetet italiane lëshuan alarmin në rajonet e Kalabrisë, Savonës, Piemontes dhe Ligurias, ndërsa situata pritet të përkeqësohet në territoret qendrore dhe jugore të vendit në Lacio, Kampanjë dhe Siçili.

Disa prej autostradave kryesore janë mbyllur dhe linjat hekurudhore janë pezulluar për të shmangur aksidentet nga fryrja e lumenjve.

Në Francë, dy persona janë shpallën të zhdukur si pasojë e rënies në ujërat e rrëmbyer që vërshuan juglindjen e vendit.

Rreth 1,600 zjarrfikës u mobilizuan në orët e natës për të ndihmuar apo për të evakuuar të prekurit.

4 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Meteorologët parashikojnë që stuhia e rrebeshit do të vijojë të rrezikojë rajonet e Italisë ndërsa Franca duket se e ka kaluar situatën më të vështirë.

Shirat e dendur përshkuan të enjten Portugalinë dhe Spanjën ndërsa në fundjavë u futën më në Mesdhe me intensitet reshjesh që shkonte deri 150 milimetra dhe erërat me shpejtësi 100 km në orë.

Zjarr Tv Ad