Stuhia e dëborës rrëzon shtyllat e tensionit në Devoll, banorët prej katër ditësh në errësirë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të borës që kanë rënë ditëve të fundit, bashkia e Bilishtit prej katër ditësh po vuan mungesën e energjisë elektrike.

Qyteti i Bilishtit dhe fshatrat e kësaj bashkie, krahas mungesës së energjisë elektrike po vuajnë dhe mungesën e ujit të pijshëm.

Shkak për këtë situatë është bërë rrëzimi i shtyllave të tensioni nga stuhitë e dëborës të cilat kanë goditur qytetin juglindor të Shqipërisë gjatë ditëve të fundit.

Ndërkohë, punonjësit e OSHEE-së ndodhen në terren për t’I rikthyer energjinë elektrike banorëve sa më parë.

Zjarr Tv Ad