Luis Suarez ka qënë një nga futbollistët më të mirë që ka luajtur në La Liga sezonet e fundit.
Megjithatë uruguaiani është momentalisht një lojtar i lirë dhe është në kërkim të një destinacioni të ri.
Sipas asaj që raporton prestigjozja spanjolle “AS” futbollisti dëshiron të luaj në Itali sezonin që vjen. Në të kaluarën emri i tij është lidhur me skuadrën e Juventusit megjithatë ky transferim dështoi.
Aktualisht në drejtim të sulmuesit kanë mberritur dy oferta konkrete nga italia, njëra është skuadra e Monza e cila është duke bërë një merkato cilësore. Ndërsa skuadra tjetër mendohet të jetë Milani.
Por ndërsa pista Milan është ende e pa verifikuar, Monza ka bërë hapa konkret duke i ofruar futbollistit 4 milion euro në sezon plus të drejtat e imazhit që do ta rrisnin edhe më tepër këtë shifër.
Skuadra e sapongjitur në Seria A shpreson te transferimi duke shfrytëzuar edhe dëshirën e futbollistit.