Sudan, 8 fëmijë vriten nga një shpërthim

0
1

Tetë fëmijë kanë mbetur të vrarë në Sudan pas një shpërthimi që ka ndodhur pranë një strukture ushtarake, ku ata kërkonin sende metalike për t’i shitur. Tragjedia ka ndodhur të shtunën në Omdurman.

Komiteti qendror i mjekëve të Sudanit, ka thënë në një deklaratë që 7 fëmijë kanë vdekur në vend, i teti nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka vdekur në spital.

Komiteti është pjesë e lëvizjeve të opozitës në vend, që ka organizuar protesta në shesh që prej dhjetorit, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Omar al-Bashir.