Sudan, ushtria dhe opozita pajtohen para zgjedhjeve

0
2
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Para zgjedhje të përgjithshme , udhëheqësit ushtarakë dhe grupet opozitare të Sudanit kanë rënë dakord për paqe kalimtare në rreth 3 vite.

Lajmi u bë i ditur mbrëmë vonë në darkë, në një konferencë për media mbrëmë vonë në Khartoum, ku të dyja palët theksuan se kanë rënë dakord të krijojnë tre nivele të qeverisjes, duke përfshirë një këshill të përbashkët kalimtar, kabinetin dhe parlamentin kalimtar. Yasir Alatta, një anëtar kyç i Këshillit Ushtarak Kalimtar, tha se ata kanë të drejtën për të formuar kabinetin në aleancën e opozitës.

“Numri i Parlamentit kalimtar do të jetë 300 anëtarë, 67 për qind e të cilëve do të emërohen nga Deklarata e Lirisë dhe Forcave të Ndryshimit, ndërsa 33 për qind do të negociohen ndërmjet dy palëve”, konfirmoi Alatta.

Medani Abas Medani, një anëtar kyç i aleancës opozitare, tha se negociatat do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme për të diskutuar hollësitë e formimit të këshillit të përbashkët kalimtar dhe përqindjen e përfaqësimit të të dyja palëve.

“Ne po ashtu kemi rënë dakord që të formojmë një komitet të përbashkët për të hetuar incidentet e dhunshme që ndodhën natën e të hënës në protestë në sheshin para selisë së ushtrisë, që la tetë persona të vdekur dhe 200 të tjerë të plagosur”, shtoi Medani.

Zhvillimet e fundit vijnë pasi bisedimet midis Këshillit ushtarak dhe aleancës opozitare kishin ngecur rreth formimit të këshillit të përbashkët kalimtar dhe periudhës kalimtare.

 

Zjarr Tv Ad