Sudan, zbulohen rezerva te mëdha ari

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Naftës dhe Minierave i Sudanit, Azhar Abdulkadir, u takua me përfaqësuesit e sektorit të minierave dhe njoftoi se janë zbuluar rezerva të reja të arit me kapacitete të shfrytezimit vjetor prej 7 tonësh. Abdulkadir paralajmëroi hapa të mëdha në zhvillimin e xeheve në Sudan, duke shtuar se të gjitha problemet e këtij sektroi janë produkt i problemeve politike dhe të varura nga ndikimi i qendrave të fuqive të jashtme. Ministri sudanez nuk zbuloi vendin e saktë të rezervave të sapozbuluara të arit, e as nuk precizoi se kur mund të fillojnë me shfrytezimi i metalit të çmuar.

Sudani ka rreth 40 milion banorë dhe përpiqet të marrë veten nga humbjet e tre të katërtave të prodhimit të naftës që nga shkëputja e Sudanit të Jugut në vitin 2011. Aktualisht, shfrytezimi i arit plotëson 80 për qind të të ardhurave kombëtare, kurse Sudani në vit prodhon rreth 100 tonë të këtij metali.

Autoritetet e Sudanit pralajmërojnë luftë kundër kontrabadimit të arit dhe naftës, që konsiderohen si pengesa më e madhe e zhvillimit ekonomik të vendit. Megjithatë, ende nuk ka një raport zyrtar për sasinë e kontrabandës.

 

Zjarr Tv Ad