Suedia po e shqyrton rihapjen e rastit të Assanges

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Themeluesi i faqes “Wikileaks”, Julian Assange, mund të përballet me hetime të reja lidhur me dyshimet për sulm seksual në Suedi.

Atij i ishte dhënë azil në ambasadën e Ekuadorit në Londër për shtatë vjet, por u arrestua të enjten.

Prokurorët sudezë kanë thënë se janë duke e shqyrtuar rastin me kërkesë të avokatit të një personi që është paraqitur si viktimë.

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Assange të ekstradohet në këtë shtet nga Britania e Madhe për shkak të rolit të tij në publikimin e sekreteve qeveritare në vitin 2010. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me pesë vjet burgim, transmeton Express,

Avokatja Elizabeth Massi Fritz tha se ajo do të bëjë gjithçka që është e mundur që rasti i Assanges të hapet në Suedi.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje që të respektohet e drejta e tij për gjykim të drejtë gjatë çfarëdo procesi të mundshëm të ekstradimit.

Prokurorët suedezë i kishin mbyllur hetimet kundër tij për dyshimet për sulm seksual në vitin 2017 për shkak se i dyshuari ndodhej në ambasadën e Ekuadorit, shkruan “BBC”.

 

Zjarr Tv Ad