Deputeti i PD-së Dashnor Sula tha se Elbasani është kthyer në një nga qytetet më të rrezikshme përsa i përket problemit të jetesës për të rinjtë.
I ftuar në emisionin “Rinon” në Euronews Albania, ai tregoi se kandidati nga PD që do të jetë për Bashkinë e Elbasanit do të ketë një program të qartë, ndërsa shtoi se ai personalisht do të japë kontributin e tij për të bërë më të mirën për të rinjtë në këtë qytet.
“Elbasani është kthyer në një nga qytetet më të rrezikshme përsa i përket problemit të jetesës së të rinjve. Unë mendoj dhe gjykoj se Elbasani nuk ka qenë i përfaqësuar qoftë në pushtetin qendror. Nuk ka qenë i përfaqësuar siç duhet. Kandidati që do të jetë në Bashkinë e Elbasanit do të ketë një program që do ta paraqesë, por një gjë di që mbështetja nga pushteti qendror do të jetë padiskutim i kësaj qeverie që është sot. Do jap kontributin tim për të bërë më të mirën e të rinjve dhe të rejave”- theksoi ai.