Sula shpërthen ndaj deputetëve në Kuvend: Harruat kur hanit byrekë dhe dhallë, hak ju pastë Zoti

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka shpërthyer ndaj deputetëve dhe ministrave socialist në Kuvend. Gjatë fjalës së tij Sula u kërkoi ministrave që të kujtojnë se nga vijnë dhe të shkojnë në zona tperfierike për të marrë se në çfarë gjendje jetojnë qytetarët.

“Harruat përpara 8 vitesh kur ishit në opozitë çfarë gjendje ishit. Të njëjtën gjë ua kam thënë dhe ministrave të PD-së në vitin 2007, që brenda dy viteve harruan nga vinin.

Përpara vitit 2005 te “Bar Kalaja” hanin byrekë me dhallë, pas dy vitesh u majmën nga pasuria me “Benz”-a me makina, madje edhe me problemet e tyre familjare, filluan me i ndryshuar nga mirëqenia e madhe, e njëjta gjë po u ndodh edhe ju. Edhe hak ju pastë Zoti se në shqiptarët nuk kemi çfarë t’u bëjmë juve” tha deputeti.

Zjarr Tv Ad