Sula shuplakë “Foltores”: Nëse Apeli rrëzon Berishën, PD duhet të kthehet në pikën zero, “Rithemelimi” dështoi të bashkojë demokratët

0
262
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat i Elbasanit, Dashnor Sula deklaroi në një studio televizive se Gjykata e Apelit të Tiranës do rrëzojë Kuvendin e 11 dhjetorit në dëm të Rithemelimit, atëherë duhet që PD të futet në zgjedhje totale duke filluar gjithçka nga pika zero.

“Nëse vendimi do rrëzohet në Apel për njërën palë apo tjetrën, secila palë duhet t’i vërë gishtin kokës. Do të ishte e ndershme, serioze, e sinqertë dhe e vërtetë që partia të hyjë në proces zgjedhor pa përjashtuar asnjëri. Të nisë nga pika zero. Me një komunikatë të thjeshtë të rikthehemi në gjendjen e mëparshme, pa përjashtuar asnjeri”, deklaroi Sula.

Më tej deputeti demokrat u shpreh pavarësisht rezultatit në këto zgjedhje, Rithemelimi nuk ia ka dalë që të bashkojë partinë. “Çfarë ndodh pas kësaj? Duhej të kishim një bashkim pas dorëheqjes së Bashës. As Rithemelimi nuk e bëri dot bashkimin e PD. Është fakt që partia është e ndarë”, u shpreh ai. Ndërsa, duke u kthyer tek çështja e zgjedhjes së pasuesit të Ilir Metës, Dashnor Sula tha se për hir të procesit, mazhoranca dhe opozita duhet të bashkëpunojnë.

Sipas tij, opozita e ka për detyrë që të jetë transparente dhe që të mos i bojkotojë tre raundet e para. “Me dakordësinë që ka rënë me kryetarët e grupeve parlamentare, është rënë dakord që të ketë një shortlistë me 4 kandidatë, maxhoranca do të përzgjedhë 2, këta të dy zgjidhen me tre përfaqësues të opozitës dhe tre të Partisë Socialiste, do të dalë një kandidaturë konsensuale nga të dyja palët. Përmes diskutimit nga 8 do të bëhen 4, por mund të ndodhë që dhe nesër të ketë një propozim të ri, mund të ketë dhe propozim nga komisioni i rithemelimit, kushdo, nuk ka rëndësi. Janë njoftuar të gjithë, ftesë për të gjithë deputetët pa përjashtim që të jenë në sallë kur të bëhet votimi për katër kandidatura”, nënvizoi Sula.

Zjarr Tv Ad