Sulltani i Malajzisë heq dorë nga froni

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulltani Muhammed V vendosi të heqë dorë nga froni si mbret i Malajzisë të dielën (6 janar) pas vetëm dy vjetësh në fron.

Mbreti kishte njoftuar zyrtarisht Sundimtarët malajzianë për abdikimin e tij nëpërmjet një letre dërguar Sekretarit të Konferencës së Udhëheqësve, tha një drejtues i familjes mbretërore në një deklaratë.

Sulltani Muhammed V ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj sundimtarëve vendas, të cilët e zgjodhën atë si mbretin e 15-të Yang Di-Pertuan Agong më 13 dhjetor 2016.

Ai gjithashtu shprehu vlerësimin e tij ndaj Kryeministrit të Malajzisë Mahathir Mohamad dhe qeverisë për bashkëpunimin e tyre në qeverisjen e vendit.

“Gjatë qëndrimit të tij si Yang Di-Pertuan Agong, Madhëria e Tij punoi për të përmbushur përgjegjësitë e tij dhe besimin e vendosur si kreu i shtetit, duke shërbyer si shtylla e stabilitetit, burimi i drejtësisë dhe si një ombrellë e solidaritetit dhe unitetin njerëzve“, tha Wan Ahmad Dahlan.

Ai tha se Sulltani Muhammed V, si komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Malajzisë, ishte krenar për sakrificat dhe përkushtimin e treguar atij dhe vendit gjatë viteve.

Monarku 49-vjeçar u martua kohët e fundit me ish-mbretëreshën e bukurisë, 25-vjeçaren Oksana Voevodina, e cila mbajti titullin Miss Moska në vitin 2015.

Mediat publikuan foto të dasmës së zhvilluar në periferi të Moskës më 22 nëntor, martesë e zhvilluar sipas riteve vendase dhe islame, duke munguar alkooli.

Nuk ka një sqarim zyrtar për arsyet e dorëheqjes.

Zjarr Tv Ad