Sulm masiv kibernetik i Serbisë në Kosovë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Qeveria i ka njoftuar të gjithë institucionet se kanë pasur një sulm masiv që vjen prej Serbisë, Bosnjës e Maqedonisë.

“Ju njoftojmë qe sot prej orës 10:00 kemi pasur sulm kibernetikë masiv dhe i cili është duke vazhduar ende. Sulmi është shume i organizuar dhe vjen nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe tani kur po e bëjë ketë njoftim ka filluar edhe nga Maqedonia”, thuhet në njoftimin që e ka siguruar Express prej burimeve në Qeveri.

Cak i këtij sulmi kanë qenë komunikimet e postës elektronike zyrtare të zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, kryesisht në adresë të zyrtarëve diplomatikë.

“Qëllimi i këtij sulmi duket të jetë qe të pamundësoj komunikimin zyrtar të institucioneve te Kosovës përmes postes elektronike zyrtare”, thuhet në njoftimin që Qeveria e Kosovës u ka dërguar institucioneve shtetërore.

Qeveria, siç thuhet në kumtesën e saj, ka marrë masa që të mbajë në funksion postën elektronike. “Agjencia e Shoqërisë së Informacionit-ASHI, ka realizuar te gjitha intervenimet e nevojshme ashtu qe të mbaj funksionale shërbimin e postes elektronike zyrtare si dhe jemi në koordinim më departamentin për krim kibernetike në policinë e Kosovës”.

Ndërsa, kanë frikë se ky invazion mund të zgjerohet edhe në shërbimet e tjera elektronike. “Ky sulm kibernetik mund të zgjerohet edhe ne shërbimet tjera elektronike online si dhe në institucionet tjera, prandaj Agjencia e Shoqërisë se Informacionit-ASHI në kuadër të kapaciteteve njerëzore dhe teknike që posedon, është e angazhuar në parandalimin e pasojave të mundshme nga ky sulm”.  Gjithashtu, ambasadat njoftohen që komunikimet elektronike nga posta elektronike zyrtare me këto vende të cilat janë.

Zjarr Tv Ad