Sulm ndaj ambasadës së Koresë së Veriut në Spanjë

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

CIA mund të ketë dorë në bastisjen e ambasadës së Koresë së Veriut në Spanjë, raportojnë mediat lokale duke cituar burimet e hetimit.  Të paktën dy nga 10 autorët, të cilët hynë në ambasadë, janë identifikuar dhe janë të lidhur me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës, njoftoi të mërkurën El Pais. Ndërsa spiunët amerikanë tashmë kanë mohuar përfshirjen e tyre, ato ishin mjaft “jo bindës”, thanë burime qeveritare në gazetë. Incidenti i çuditshëm ndodhi më 22 shkurt, kur një grup njerëzish sulmoi misionin e Koresë së Veriut në Spanjë, të vendosur në Madrid.

Disa diplomatë kërkuan kujdes mjekësor pas incidentit për shkak të lëndimeve të lehta. Ndërsa sulmi u raportua gjerësisht nga mediat lokale dhe ambasada nuk dhënë ndonjë deklaratë.

Mendohet se autorët mund të kenë kërkuar informacion për ish-ambasadorin e Koresë së Veriut në Spanjë, Kym Hyok Chol.  Diplomati ka shërbyer në objektin për vite me rradhë, megjithatë ai u dëbua mbrapa në vitin 2017 mes testeve bërthamore të njëpasnjëshme të mbajtur nga Pheniani. Ai më vonë u bashkua me ekipin negociator të vendit dhe mori pjesë në organizimin e samitit Trump-Kim në Vietnam, i cili dështoi vetëm pesë ditë pas incidentit të Madridit.

 

Zjarr Tv Ad