Një vajzë 13-vjeçare ka dëmtuar keq thonjtë e saj në një sulm të dyshuar racist nga një grup vajzash të cilat tentuan të argëtoheshin me të, shkruan sot, The Sun.
Adoleshentja, e cila ishte një nga disa vajza të tjera në një grup vajzash me ngjyrë dhe mulate, pretendon se një grup vajzash të bardha më të mëdha në moshë i ndoqën ato dhe i quajtën ‘n-word’ (zezake).
Adoleshentja thotë se vajzat më të mëdha në moshë e sulmuan atë në Funderworld në Bristol të shtunën.
‘Ajo u la teksa kishte jo pak gjakderdhje nga gishtat kur të gjitha thonjtë e saj akrilik u shkulën me dhunë’, tha mamaja e saj Lindsay Dunn.
Policia po apelon që dëshmitarët të dalin dhe të ndihmojnë në hetimin e tyre për krimin e urrejtjes racore.
Një zëdhënës i Funderworld tha se ata ishin të vetëdijshëm për “grindjen”.
Zonja Dunn pretendon se dhuna shpërtheu pasi vajza e saj dhe shoqet filluan të këndonin një këngë në grup.
Në këtë moment vajzat e bardha iu thanë atyre të mos këndonin më dhe kur ato u larguan, përsëri nuk shpëtuan nga përndjekja e vajzave të cilat filluan të lëshonin edhe fjalë me konotacion racist ndaj tyre.
“Vajza ime ka pësuar lëndime serioze, pasi thonjtë e saj janë shqyer nga grupi i vajzave të bardha”, shprehet zonja Dunn.
Ajo tregon se policia nuk ka marrë emrat e vajzave të përfshira në këtë ngjarje dhe se vajza e saj dhe shoqet nuk kanë marrë kujdesin dhe vëmendjen e duhur.
‘Ajo u la pa ndihmë me gishtat që i rridhnin gjak’, tha mamaja e adoleshentes, Lindsay Dunn