Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar në Syri Tv deklaratën e Ramës për SPAK, mbrojtjen ndaj Dvoranit dhe sulmet për Berishën e Metën.
Gjokutaj tha se Ramës nuk i intereson intensifikimi i punës së SPAK, por synon të heqë vëmëndjen nga inceneratorët dhe korrupsioni galopant i qeverisë së tij.
Ndër të tjera Gjokutaj theksoi se sulmi i kryeministrit ndaj SPAK dëmton imazhin Edi Ramës dhe asgjë tjetër.
“Sulm i hapur i Ramës ndaj SPAK për të cilin është mburrur kushedi sa herë si sukses i qeverisë. Papritur ky SPAK na qenka nxirë e nuk qenka ai i pari.
Tipare të figurës së Ramës. Ramës nuk i intereson intensifikimi i punës së SPAK.
Synon të heqë vëmëndjen nga inceneratorët dhe çështjet të cilat po trokasin në derë prej korrupsionit galopant të kësaj qeverie.
Raporti shumë negativ, ka zyrtarë në burg.”-tha Gjokutaj.