Sulmet e Veliajt kundër FSHF/ Gjokutaj: Po sillet si padron, të japë dorëheqjen

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj kundër Federatës Shqiptare të Futbollit është komentuar nga avokati Genc Gjokutaj.

Në një intervistë për media, Gjokutaj u shpreh se Veliaj ka nisur të sillet si padroni i FSHF, ndërsa shton se fjalori i ulët që përdori duhet të sillte dorëheqjen e tij nga kryetar bashkie.

“Veliaj ka përdorur një fjalor aspak të kujdesshëm, është shantazh dhe presion kjo që bën. Veliaj përdor këtë mënyrë, sepse në mënyra të tjera me siguri që ka dështuar. Veliaj nuk është padrino i FSHF-së. Klubet në rrethe nuk janë privatizuar. Veliaj do që të kapë të gjitha institucionet dhe do që të orientojë edhe institucionet sportive, siç do vetë. Nga personat e interesuar duhet bërë edhe kallëzim penal.

Së paku Veliaj të kërkojë ndjesë dhe të japë dorëheqjen, sepse kur një kryetar bashkie flet në një mbledhje me fjalor banal, imagjinoni se çfarë bën kur nuk ka as filmime e asgjë, e është person që kërkon të imponohet tek 98 përqind e njerëzve, edhe pse në këtë punën e sportit nuk ka as 2 përqind pushtet”, deklaroi Gjokutaj.

Zjarr Tv Ad