Sulmet kibernetike në vendin tonë, Borrell telefonon kryeministrin Edi Rama: BE do të qëndrojë krah jush në rritjen e mbrojtjes

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i politikës së jashtëm të BE-së, Josep Borrell ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama në lidhje me sulmet kibernetike që kanë goditur vendin tonë.

Borrell shkruan se këto kërcënime ndaj integritetit të Shqipërisë janë të papranueshme ndërsa shton se BE do të qëndrojë krah asaj në rritjen e mbrojtjes.

“Bisedova me kryeministrin Edi Rama sot për sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur Shqipërinë.

Këto kërcënime ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme. BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike”, shkruan Borrell.

Zjarr Tv Ad