Sulmet kibernetike, Prokuroria Tiranë kërkon sekuestrimin e të dhënave dhe faqeve online në tre shtete

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më datë 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr.5430 për kryerjen e veprave penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimi i pajisjeve”, të parashikuara nga nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, të Kodit Penal.

Objekti i hetimit është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.

Po kështu, më datë 09.09.2022 është kryer tjeter sulm kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme në Shqipëri.

Këto dy veprime, duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një çështje të vetme. Në sistemet ku ka ndodhur sulmi është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që i përkiste autorëve/bashkëpunëtorëve të këtij sulmi.

Menjëherë më datë 19.07.2022, me vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë është urdhëruar sekuestrimi i këtyre llogarive në dy rrjete sociale të ndryshme dhe si pasojë e këtij vendimi kompanitë përkatëse kanë reaguar duke mbyllur aksesin në këto llogari.

Si pasojë e mos aksesimit, autorët e sulmit kibernetik hapën një faqe tjetër e cila u përdor për të shpërndarë mesazhe të ndryshme në lidhje me sulmin e kryer apo publikimin e të dhënave që janë vjedhur. Në ditët në vijim dhe aktualisht nga kjo faqe si edhe nga llogaritë nga aplikacionet e komunikimeve në internet si Telegram etj, po postohen dokumente të Policisë së Shtetit të cilat përbëjnë sekret hetimor.

Zjarr Tv Ad