Sulmet kibernetike/ Salianji: Është goditur i gjithë rajoni, por vetëm Shqipërisë iu ulën pantallonat

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji deklaroi se asnjë shteti tjetër nuk i janë ulur pantallonat, siç iu ulën Shqipërisë në lidhje me nxjerrjen e të dhënave personale.

Teksa i përgjigjej koenteve të ministres Belinda Balluku se vendi ndodhet në një sulm të paprecedentë kibernetik, Salianji theksoi se asnjë vendi nuk kanë arritur t’i marrin të dhënat dhe se Shqipëria është i vetmi që ka dështuar në këtë pikë si në rajon ashtu edhe më gjerë.

Ja ku jemi çfarë kërkoni nga opozita ne kërkojmë që të mbahen opërgjegjës ky zotëria që thotë se nujk ka ndodhur sulmi. Pa diskutim që agresioni është ndaj të gjitah vendeve të NATO-s dhe vendeve të rajonit, Kosova së fundmi, por ata e kanë përvballuar dhe i vetmi shtet që ka dështuar është Shqipëria.  Kur thoni që sot jemi në sulm, vetëm Estonia 15-vite më përpara ka patur një sulm, por nuk kanë arritur të marrin dot të dhënat, ka pasur vetëm dëmtim të të dhënave. Asnjë shteti tjetër nuk i kanë rënë pantallonat siç i kanë rënë Shqipërisë. Se Shqipëria nuk përpiqet të zgjidhë problemin por përpiqet ta mbulojë me propagandë”, tha Salianji.

Zjarr Tv Ad