Presidenti i Republikës, Ilir Meta dënoi ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar teksa ditën e sotme u publikua nga Federata Shqiptare e Futbollit audio-përgjimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili ushtron presion ndaj anëtarëve të shoqatës së futbollit “Tirana” për të penguar zgjedhjen e Armand Dukës për herë të gjashtë si president i FSHF-së.
Kreu i shtetit u shpreh për mediat se dënon çdo ndërhyrje të politikës në institucionin e futbollit në Shqipëri, ndërsa në fund të statusit në “twitter” bën tag UEFA-n.
“Të papranueshme dhe të dënueshme tentativat brutale të politikës, jo për herë të parë, për të ndërhyrë me presion dhe shantazh në zgjedhjet e FSHF i cili duhet të jetë i lirë, paqësor, i pavarur, transparent dhe me integritet. @UEFA”, shkruan Ilir Meta në gjuhën angleze.