Sulmet në Zubin Potok dhe Zveçan, reagon Kurti: Duket qartë se djegia e objektit është e qëllimshme. Serbia po i nxit duke cënuar paqen

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas djegies së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Komunën Zubin Potok dhe sulmit në Zveçan.

Në një reagim në Facebook, Kurti shkruan se djegia e këtij objekti ishte e qëllimshme, ndërsa shton se sulmet po nxiten dhe mbështeten nga shteti i Serbisë.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte aksidentale por e qëllimshme. Edhe në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar.

Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar.

Sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen. Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë. U bëj thirrje qytetarëve, sidomos në veri të Ibrit, pavarësisht a janë serbë, shqiptarë, boshnjakë apo romë, që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

Zjarr Tv Ad