SULMI DIREKT I SAIMIR TAHIRIT, REAGON RRUFESHËM FATMIR XHAFAJ

0
381
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaroi jashtë Kuvendit se nuk i heq asnjë presje akuzave të tij për kriminalizimin në polici. Deklarata erdhi pas shigjetimeve që i bëri paraardhësi Saimir Tahiri, kur tha se numëron bandat në televizor. Saimir Tahiri: Rri e dëgjoj garën se kush e gjen e kush e kap peshkun e madh. Ca thonë banda është në pushtet, ca në parlament, ambasadorë lart e poshtë flasin për mafiozë dhe banda shqiptare, edhe ministri brendshëm numëron në televizor bandat, një tmerr për të marrë valixhet e për të ikur. Tahiri shkoi më tej kur tha Ministri me akuzat ndaj unifiormave blu ia ka kaluar dhe opozitës. Saimir Tahiri: Edi Rama në fillim të parlamentit i falenderoi për kontributin opozitar ndërsa pasardhësi im në detyrë me akuzat për policinë e kriminalizuar ia kaloi dhe Saliut dhe Lulit. Por këta që më akuzojnë mua sot nga dolën kaq të dhimbshur medemek për fushat që lëngonin të mbjella me hashash. Lazaratin nuk e kishin aty 20 e kusur vjet plot e përplot? Krujën nuk e kishin aty, Shkodrën, Malësinë e Madhe, Dibrën, Tropojën, Tepelenën, Gjirokastrën, Beratin, edhe Tiranën nuk i kishin aty? Të mbjella me hashash prej më shumë se 15 vjetësh. Ishin aty dhe ditën kur mora unë detyrën dhe tani u thonë njerëzve dhe botës se i bëra unë.Sot në parlament rrinë me dhjetra Ministra, ish-Ministra të Brendshëm, ish-kryeministra, askush nuk ka lëvizur gishtin për të luftuar 25 vjet. Sot rrinë si ëngjëj, shesin dëngla, më bëjnë dhe mua moral. Unë u përpoqa me të mirat dhe të këqiat por mbajta dhe palaçot e politikës në kurriz duke më bërë moral. Ta dini për statistikë, në katër vjet të qeverisë ku pata fatin të shërbej, ti mbledhësh bashkë të katër vitet, kultivimi i hashashit është më pak se një vit i Saliut. Nuk e thotë njeri këtë, për fat të keq as deputetët e PS, as Ministri i Brendshëm se ka përmendur kurrë dhe as Kryeministri dhe unë nuk e di pse.

Zjarr Tv Ad