Sulmi drejt Top Channel avokati Altin Goxhaj: Atentati s’do të zbardhet, po u hap puseta do qelbë dynjanë

0
1809
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

JA PËRSE ATENTATI MAFIOZ TEK TOPI NUK DO ZBARDHET ASNJËHERË.. SPS PO U HAP PUSETA, DO QELBTE GJITHË DYNJANË..

Atentati i tipit mafioz për tu dhënë mesazhe pronarëve të vjetër dhe të rinj, duke ekzekutuar qëllimisht rojen për të treguar se e kanë seriozisht, ka 3 opsione:

– I pari (më i mundshmi se lloji i sulmit ndodhi në formën, vendin dhe kohën përkatëse) që lidhet me ndryshimin e pronësisë dhe mosmarrëveshje mafioze për detyrime të vjetra apo që prodhon ky ndryshim.

– I dyti dhe shumë pak i mundshëm, gati mikroskopik, mund të jetë për ndonjë dosje investigative (s’ka asnjë të dhënë për këtë).

– I treti, me zero shanse, që target të ishte një njeri i pafuqishëm si roja i ndjerë që humbi jetën me 50 L të vjetra në xhep!

Pra hetimi për autorët e krimit të poshtër që i mori jetën një fatkeqi (duke e ekzekutuar si peng terrori ndaj targetit real) do duhej të niste me pistën më të mundshme, dmth me atë të ndryshimit të pronësisë përfshi çdo të dhënë dhe marrje në pyetje të çdo kujt që ka lidhje direkte apo indirekte me rolin apo pasojat e ndryshimit të pronësisë.

Pra i bie që të zbardhet deri në detaje edhe vetë proçedura e transaksionit real (9 milionë dollarë është shitur një pronë që vlen mbi 50-100 milionë dollarë) por edhe zbërthimi i origjinës së pronarëve që fshihen pas parajsave fiskale dmth ti hiqet kapaku pusetës së pushtetit.

Por a mund ta hetojë kjo drejtësi e kapur këtë biznes aleat dhe në shërbim të Soros, Ramës dhe Veliajt që prej 15 Marsit 2003 dhe që qartas kalimi i pronësisë lidhet pikërisht me këta aktorë për shkak se çdo ndryshim u krye me miratimin dhe mbulimin e tyre të heshtur në dukje, dhe duke iu referuar halleve të vitit të fundit me rolin përherë e më të dukshëm të Veliajt dhe konflikeve me Ramën.

As që bëhet fjalë.

Ndaj dhe atentati që i mori jetën një qytetari të thjeshtë dhe të varfër, nuk mund të zbardhet prej vërteti në asnjë mënyrë, sepse hetimi do ti hiqte kapakun pusetës së Top kanalizimit nga Kryeministria e deri tek Bashkia dhe gjithë metastazave të oktapodit mafioz Sorosian të Rilindjes, që po mbyt Shqipërinë.

Pra harrojeni se do zbardhet ndonjë gjë.. thjesht show dhe versione fake të prodhuara nga zyra e Endri Fugsit!

Zjarr Tv Ad