Sulmi i hakerave/ Sistemi TIMS sërish me probleme në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë shfaqur sërish probleme me sistemin TIMS, kryesisht ne piken e kalimit kufitar të Kapshticës. Këto probleme kanë qenë në pjesën më të madhe të ditës së sotme.

Në keto kushte punonjësit janë detyruar te përdorin regjistra. Kjo ka sjell radhë të gjata në piken kufitare që lidh vendin tonë me Greqinë.

Për të shmangur radhët policia shqiptare po punon me 5 sportele ne dalje e tre në hyrje. Kujtojmë qe pak dite me pare, hakerat e Iranit sulmuan sistemin tone te hyrje daljeve.

Gjithçka ndodhi pak ditë pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin pasi u konfirmua se sulmi kibernetik i verës ndodhi pikërisht nga organizma të këtij shteti.

Qeveria shqiptare njoftoi përmes një letre Iranin për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes shtetit shqiptar dhe Republikës Islamike të Iranit.

Zjarr Tv Ad