Sulmi kibernetik i Iranit ndaj TIMS, Sekretari Antony Blinken bisedë telefonike me Ramën, zbardhet mesazhi

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada e SHBA ka bërë me dije se Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, ku ka dënuar sulmin kibernetik nga Irani kundër TIMS.
Sekretari ka theksuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale

Postimi i Ambasadës amerikane në Tiranë

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik.

Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”- Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.

Zjarr Tv Ad