Sulmi kibernetik, Vasili nxjerr deklaratën e Ramës: Ekspertët e AKSHI-t kanë kthyer edhe virusin bashkë me të dhënat, hakerat prej një viti në sistem! Kanë dëmtuar edhe Kosovën

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka shpërndarë një deklaratë të kryeministrit Edi Rama në dhjetor të vitit të kaluar në lidhje me sigurinë kibernetike.

Vasili shkruan se ekspertët e AKSHI-t kanë kthyer të dhënat para 4 muajsh ndërkohë që hakerat iranianë janë futur në sisteme prej më shumë se një viti.

Sipas Vasilit në çdo backup që është bërë, virusi ka qenë prezent. Ai shton se hakerat janë në sistemet tona edhe sot dhe vazhdojnë të dëmtojnë deri në Kosovë.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit

Si qendron realiteti dhe e verteta e hakerimit dhe a besohet dot ky karagjoz??

Pikerisht ne 23 dhjetor te vitit 2021 ky karagjoz jepte keto garanci absolute

Po si qendron e verteta sipas eksperteve te pergjegjshem te vete AKSH-it, por qe nuk duan te identifikohen per shkak te hakmarrjes se karagjozit?

E verteta eshte, qe aktualisht ekspertet e AKSHI-t kane kthyet backup-et e bera para 2, 3, 4 muajsh ose pak me larg. Nderkohë që hackerat Iraniane kane me shume se nje vit ne ato sisteme.

Kjo do te thote pra qe ne cdo backup qe kthehet eshte vetem i para disa muajsh, nderkohe qe virusi i instaluar ishte tashme prezent.

Kjo do te thote gjithashtu, qe specialistet duke kthyer backup-et kthejne edhe virusin.

Kjo eshte arsyeja, qe hackerat jane akoma ne sistemet tona sot e kesaj dite dhe vazhdojne te demtojne deri edhe Kosoven.

Sa here te dale ky karagjoz dijeni qe vetem do genjeje

Zjarr Tv Ad