Sulmi me armë, Bashkia e Lezhës: Të vihen para drejtësisë autorët

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Lezhës ka dënuar ngjarjen e ndodhur rreth mesnatës  së shkuar

Bashkia sqaron se”me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Lezhë, z. Fran Frrokaj, u ngrit menjëherë një grup punë, nga i cili pas verifikimit  deklarohet  se, kjo ngjarje nuk ka asnjë prapavijë në lidhje me shërbimin e administratës”.

Po ashtu sipas bashkisë nga verifikimi i regjistrave dhe protokollit, nuk është dokumentuar asnjë ankesë e banorëve të kësaj zone që mund të krijojë indicie për ngjarje të tilla në raport me shërbimet që ofron administrata.

“Nga inventari brenda godinës, rezulton që nuk është dëmtuar asnjë dokumentacion”, thotë bashkia.

Ndërkohë Bashkia i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje, që cënon rendin, shërbimin administrativ dhe publik

Zjarr Tv Ad