Sulmi me armë ndaj Policisë në veri, analisti kosovar thumbon Ramën: Siç thotë ai, janë për vetëmbrojtjen e Serbisë

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë së Kosovës, sot njoftuan për katër sulme brenda tri ditëve ndaj policëve në veri të vendit. Granata, armë AK-47 dhe iriqë metalikë të vendosur në rrugën janë përdorur gjatë sulmeve në afërsi të kufirit Mitrovicë – Zubin Potok.

Për këtë çështje ka shkruar analisti politik, Blerim Latifi, duke thumbuar kryeministrin Edi Rama për një deklaratë të këtij të fundit, kur tha se armatosja e Serbisë nuk paraqet shqetësim, meqë këtë po e bën për vetëmbrojtje.

“Katër sulme të armatosura mbi policinë e Kosovës në kufirin verior me Serbinë brenda tri ditësh. Informatat thonë se sulmuesit kanë shtënë nga territori serb, por, siç do të thoshte Edi Rama, s’ka nevojë për shqetësim, sepse edhe këto sulme duhet të shihen në kuadër të vetëmbrojtjes së Serbisë”, ka shkruar Latifi.

Për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ministri dhe drejtori thanë se u krye për shkak të mbylljes së rrugëve ilegale në kufirin me Serbinë, të cilat përdoreshin për kontrabandë dhe vepra penale të tjera.

Zjarr Tv Ad