Sulmi ndaj Berishës, Alfred Lela: Bumerang kolosal në fytyrën e qeverisë! Përpiqet ta manipulojë…

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela, komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv dhunën ndaj liderit të demokratëve, Sali Berisha.
Lela tha se ajo që ndodhi shënoi një precedent të pahasur më herët, ku shefi i një opozite goditet intensivisht verbalisht dhe fizikisht para se të bashkohej me mbështetësit e tij. Lela u shpreh se kjo e nxori jashtë loje të gjithë retorikën dhe përpjekjen e qeverisë për ta shitur ditën e sotme si një ditë vlerash, paqeje, harmonie, prosperiteti dhe normaliteti.

“Ishte një bumerang kolosal në fytyrën e kësaj përpjekje dhe në fytyrën e qeverisë. Kur përpiqesh të hedhësh vallen e harmonisë dhe të përkulesh në gjunjë për të treguar tolerancë me liderat europianë dhe ndërkohë një opozitë që ka lajmëruar protestë paqësore, me flamuj të BE, në paqe, dhe liderit të opozitës i ndodh ajo që i ndodhi, bëhet lajm në të gjithë mediat ndërkombëtare, nis të nxjerrësh sytë e tjerit dhe nxjerr sytë e tu. U prish ajo kartolina që Rama ka dashur t’i paraqesë të huajve, më shëmtuar sa s’ka.”-tha Lela.

Drejtori i Komunikimit në PD shtoi më tej se dhuna ndaj Sali Berishës vrau fatkeqësisht një moment të mirë, që është vendimi i Bashkimit Europian për të mbajtur samitin në Tiranë.

“Vrau dhe atë pak lajm pozitiv që ka prodhuar qeveria në këto 9 vite. Për mua më e rënda është themelimi i një precedenti, precedent që sot e provoi fatkeqësisht Sali Berisha, por shumë të tjerë para tij, njerëz që s’kanë pasur pushtet si aktivistët, gazetarët, janë dhunuar sistematikisht, edhe unë jam një prej këtyre rasteve, mbase jam më fatlumi.”-tha Lela.

Zjarr Tv Ad