Sulmi ndaj Berishës/ Artan Hoxha zbardh rolin e një punonjësi të medias, i ka prishur planin agresorit…

0
178
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Artan Hoxha, ka folur lidhur me incidentin që ndodhi dje në protestë, ku u sulmua kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai u shpreh se personi që është parë në video-t teksa tenton të ndalojë 31-vjeçarit, Gerti Shehu, është punonjës i medias.

Sipas gazetarit ky person prishi planin e 31-vjeçarit, dhe uli intesitetin e goditjes.

“Së pari, s’ka pasur informacion se do të bëjë goditjen as policia dhe struktura që mbron Berishën. Ai personi është një punonjës i medias. Ai ka tentuar ta ndalojë por 31 vjeçari ka qenë fizikisht i fortë dhe i ka ikur. Nëse nuk do ta kishte penguar ky punonjësi mund të jepte një goditje më të fortë.

Ky punonjës që e ka mbajtur, mesa duket ka nuhatur diçka, e ka njohur prandaj ka tentuar ta ndalojë. Minimalisht ka bërë një shërbim sepse ka ulur intensitetin e goditjes. Ai ia ka prishur planin në kokë agresorit, i cili hyn nga krahu i kameras dhe truprojat s’e dinin.”, tha Hoxha.

Zjarr Tv Ad