Sulmi ndaj Berishës, PDIU: Asnjë kartele e shëndetit mendor nuk mund të amnistojë ngjarjen

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka dënuar aktin e dhunshëm, ku ditën e sotme u godit lideri i opozitës Sali Berisha.

“PDIU dënon me forcë aktin e sotëm të goditjes për shkak të detyrës të kryetarit të opozitës, Dr.Prof. Sali Berisha. Ky akt është produkt i luftës politike të paprecedentë që nxit dhunë dhe përçarje.

Asnjë kartele e shëndetit mendor nuk mund të amnistojë ngjarjen e sotme, e cila duhet të shërbejë si një refleksion i thellë për t’u larguar nga filozofia e dhunës që ka mbërthyer politikën në vend.

Organet e drejtësisë duhet të kryejnë të gjitha hetimet dhe të zbardhin e të dënojnë motivet e vërteta dhe personat përgjegjës.”,  thuhet në reagim.

Zjarr Tv Ad