Policia ka identifikuar të dyshuarin e shtatë në sulmin e armatosur të javës së kaluar në të cilin u martirizua një diplomat turk në veri të Irakut, njoftoi të shtunën në mbrëmje Administrata Rajonale Kurde (ARK).
Drejtoria e Sigurisë pranë ARK-së e ka i dentifikuar Siyako Baki Abdulkerim si të dyshuarin e përfshirë në sulm.
Policia ka shpërndarë një fotografi të Abdulkarimit, duke kërkuar ndihmë nga opinioni informatë për vendndodhjen e tij.
Më herët, drejtoria kishte njoftuar se gjashtë persona ishin të përfshirë në sulm, përfshirë edhe sulmuesin Mazlum Dağ, i cili është ndaluar nga autoritetet. Nga drejtoria gjithashtu njoftuan se grupi terrorist PKK ishte përgjegjës për sulmin.
Më 17 korrik, Osman Kose, i cili shërbente në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Erbil, u martirizua në një sulm të armatosur në një restorant. Përpos diplomatit, u vranë edhe dy shtetas irakianë të ulur në një tavolinë aty pranë.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e pothuajse 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.
Sulmi ndaj diplomatit turk në Erbil, identifikohet i dyshuari i 7
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...