Sulmi ndaj e-albania/ Hakerat publikojnë shkresat e drejtoreshës së AKSH-it, Mirlinda Karçanaj

0
444
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në sulmin ndaj dokumenteve të e-albania, hakerat kanë marrë edhe shkresat e drejtoreshës së AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) Mirlinda Karçanaj.

Hakerat e kanë publikuar dokumentin në faqen e krijuar prej tyre homelandjustice, ku bëhet fjalë për komunikim shkresor midis Karçanajt dhe sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

Por përveç, Karçajnajt, hakerat kanë nxjerrë në shesh edhe e-mailet e punonjësve të institucionit të Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Në videon e krijuar prej tyre, hakerat listojnë të gjithë e-mailet e marra nga ky institucion.

Gjithashtu, ata kanë publikuar edhe dokumente të tjera të individëve të ndryshëm duke nisur që nga certifikata e martesave, certifikatat e vaksinimit, siç është në rastin e dy ukrainasve të cilët janë vaksinuar me Sinovac në Sarandë.

Në kategorinë e quajtur Tweet, hakerat shkruajnë se  “Kemi kryer #Sulmet Kibernetike për të shprehur urrejtjen dhe zemërimin tonë ndaj qeverisë shqiptare. Terroristët e huaj dhe pastruesit e parave nuk i përkasin tokës së shenjtë. Toka jonë ka nevojë për pesticide për t’u pastruar”.

Vetëm pak muaj më parë Shqipëria u përfshi nga skandali i të dhënave personale, i listës së pagave, si dhe targave të makinave.

Zjarr Tv Ad