Sulmi ndaj policisë në treg/ Gjykata merr provat e Prokurorisë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi provat shkresore të Prokurorisë, për ngjarjen e Elbasanit, ku u përplas makina e Policisë përballë tregut agro-ushqimor.

Duke iu referuar relatimit të prokurorit, duket se dy provat më të forta të Krimeve të Rënda për identifikimin e autorëve, janë shenjat e gishtave të gjetura në krahun e pasagjerit në “Audin” e zi dhe një cigare puro, ku janë përfituar materiale biologjike që korrespondonin përkatësisht shenjat e gishtave të Enea Bekteshit dhe në cigaren puro është përfituar material biologjik i përputhshëm me atë të Suel Celës.

Gjatë seancës, gjykata pa edhe videon, ku dukej momenti i përplasjes se “Audit’ me makinën e drejtorit të Policisë së Elbasanit në atë kohë, Gjergji Oshafi. Duke komentuar videon, avokatët e të pandehurve pretenduan se qëllimi i drejtuesit të “Audit”, nuk ishte policia dhe se nuk ka pas një përplasje, por fërkim të dy makinave, në kushtet kur makina e policisë ikën indietro. Ndërkohë prokurori i çështjes, lexoi një sërë provash të tjera, ndërsa seanca u shty për të parë dy video të tjera.

Suel Çela akuzohet nga prokuroria si personi, i cili me makinën e tij tip “Audi” goditi në shtator të 2017 në hyrje të Tregut Agroushqimor, makinën e policisë, duke vënë në rrezik jetën e zëvendësdrejtorit të qarkut Gjergj Oshafi dhe disa oficerëve të tjerë. Nën akuzë për këtë ngjarje, janë vënë edhe dy miqtë e tij, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri.

Incidenti, nga i cili u publikuan dhe video atë kohë shkaktoi një reagim të madh në radhët e strukturave të policisë së Shtetit dhe lëvizje dhe tërhoqi vëmendjen duke u bërë lajmi kryesor në mediat shqiptare.

 

Zjarr Tv Ad