Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar se mjeti që u përdor për të sulmuar ‘Top Channel’, është vjedhur në Lezhë, tre vite më parë. E habitshme është fakti se sipas Hoxhës, mjet i grabitur rezulton të ishte në pronësi të babait të një këngëtari të njohur në vend, duke mos dhënë më shumë detaje apo emra.
“Ajo furistrada është grabitur po në Lezhë, tre vjet më parë. Cili grup i ka kapacitetet që të grabisë nëj Range Rover dhe ta mbajë me idenë se i duhet diku. Në rastin e furistradës që Top Channel është automjeti i një babai të një këngëtari të njohur, u grabit në Lezhë, ndejti e fshehur për një kohë të gjatë dhe u shfaq në vendin e ngjarjes me targën e një kameramani po të Top Channel”- tha Hoxha.