Sulmi ndaj Top Channel/ Prokuroria përqëndron hetimet tek tre persona, të inkriminuarit mbahen nën ‘survejim’

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre persona, që janë pjesë e krimit të organizuar janë vënë në ‘lupën’ e autoriteteve për sulmin ndaj Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se ata po mbahen nën survejim, por identitetet e tyre nuk bëhen me dije për shkak të hetimeve.

Gjithashtu, Prokuroria së fundmi i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve të “Europol” në Francë, duke kërkuar ndihmë për ekzaminimin e dy profileve gjenetike, që janë gjendur në gëzhojat e sekuestruara në vendin e krimit. Përgjigjia e ekzaminimeve do të hedhë akoma më shumë dritë mbi personat e përfshirë në ngjarje, ndërsa shkaqet e sulmit nuk dihen ende.

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate më 27 mars dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një automjet dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim.

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme dhe si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë euro./TPZ.AL

Zjarr Tv Ad