Sulmi ndaj Top Channel, Rrumbullaku: Po punojmë!

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku doli ditën e sotme në një konferencë për mediat për të zbuluar detaje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt. Mirëpo, gazetarët kërkuan informacion edhe për disa çështje të tjera që janë ende ‘të nxehta’ në vend. Kështu, i pyetur për sulmin në Top Channel, për vrasjen e Stiven Toshkësit dhe për zhdukjen e dy personave në Sarandë, Rrumbullaku u shpreh se grupi hetimor po vijon ende punën.

Sulmi ndaj Top Channel?

Rrumbullaku: Po punojmë me të njëjtin impenjim për zbardhjen e ngjarjes.

Vrasja e Stiven Toshkëzit, Rrumbullaku: Hetimet janë drejt përfundimit, edhe personi në kërkim shumë shpejt do të vihet në prangat e Policisë.

Zhdukja e dy personave në Sarandë: Do të flasim me fakte dhe prova, jemi në rrugën e mbarë të dokumentimit edhe të asaj ngjarje.

Zjarr Tv Ad