Sulmi në Berlin, Nishani ngushëllon Presidentin gjerman: Akt çnjerëzor

0
739
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Bujar Nishani i shpreh ngushëllimet Presidentit gjerman Joachim Gauck për aktin terrorist në Berlin, ku 12 persona gjetën vdekjen dhe 48 të tjerë mbetën të plagosur, si pasojë e një sulmi me kamion në një treg Krishtlindjesh.

Kreu i Shtetit thotë se e dënon me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor, “në këto momente dhimbje dhe zemërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me ju dhe popullin gjerman”.

Mesazhi i Nishanit

“I nderuar Zoti President,

Akti i mbrëmshëm terrorist në Berlin, që përgjaku Krishtlindjet e këtij viti, më tronditi shumë.

Me trishtim të thellë dhe solidaritet, dëshiroj që përmes jush t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të dashurve të viktimave, Qeverisë Federale dhe popullit mik gjerman. Të lënduarve i uroj shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në jetën e tyre normale.

E dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor dhe në këto momente dhimbje dhe zemërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me ju dhe popullin gjerman.

Zjarr Tv Ad