Sulmi në Veri të Kosovës, avokati serb kallëzon penalisht Radoiçiç dhe 30 persona të tjerë për terrorizëm

0
173
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati serb, Çedomir Stojkoviç ka paraqitur një kallëzim penal ndaj ish-nën kryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç dhe 30 personave të cilëve nuk i është bërë i ditur identiteti.

Lajmin e bëri të ditur vetë avokati, i cili përmes një postimi në X tregon se është nënshkruar dhe dorëzuar kallëzimi zyrtar penal për terrorizëm.

Këto akuza vijnë si sulm terrorist pas ngjarjes në Manastirin e Banjskës ku humbi jetën efeketivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Republika e Serbisë nga sot nuk ka më arsyetim. Është nënshkruar dhe dorëzuar kallëzimi zyrtar penal për terrorizëm. Nëse veprojnë dhe arrestojnë Radoiçiqin, ka një pasojë.

Nëse ata refuzojnë të veprojnë sipas tij ,ashtu siç refuzuan të veprojnë në lidhje me ankesën time penale kundër rekrutimit të Grupit Wagner në janar 2023 dhe refuzojnë të arrestojnë menjëherë 30 persona, pasoja është e ndryshme”, shkroi Stojkoviç në X.

Zjarr Tv Ad