Sulmohen me armë, bashkëshorti i gazetares: Nuk do të largohemi nga Shqipëria

0
247
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Nuk kemi ndërmend që të largohemi nga Shqipëria”. Kështu është shprehur ketë të premte, bashkëshorti i gazetares Klodiana Lala, banesa e prinderve të të cilës u sulmua me breshëri kallashnikovi në orët e para të së enjtes, nga persona ende të paidentifikuar.

Sot, gazetarja ka dhënë dëshminë para grupit hetimor në prokurorinë e Tiranës që po heton dosjen. Jashtë ambienteve të prokurorisë së Tiranës në një komunikim me gazetarin e Report Tv, bashkëshorti i gazetares Ylber Lleshi, që jeton në Britaninë e Madhe shprehet se nuk ka ndërmend që të largohen pas ngjarjes. Ylber Lleshi jeton prej vitesh në Britaninë e Madhe, ndërsa bashkëshortja, gazetarja Lala së bashku me dy vajzat jetojnë në

Tiranë. Ngjarja e pazakontë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Domje të Tiranës, aty ku prej vitesh jeton familja e gazetares së kronikës së zezë, Klodiana Lala./report tv

Zjarr Tv Ad