Sulmohet me gurë makina e analistit Fatos Lubonja

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulmohet me gurë makina e Fatos Lubonjës. Ngjarja ka ndodhur më 1 korrik, 1 ditë pas zgjedhjeve. Burime për Dosja.al konfirmojnë personi i cili ka kryer sulmin ka shantazhuar për disa herë analistin. Autori i sulmit është arrestuar nga policia. Sulmet ndaj Lubonjës vijnë pikërisht pas deklaratave të ashpra kundra qeverisë Rama.

ubonja dhe makina e tij pas sulmit me Një sulm vandal i është bërë makinës së analistit Fatos Lubonja. Dosja.al  ka zbuluar se një person ka sulmuar me gurë makinën e publicistit të njohur, duke shkatërruar xhamin e parë të mjetit.

Siç shihet edhe në këtë foto sulmi është i kërcënues dhe jo më përmes ekraneve virtuale por fizikisht. Për fat të mirë në momentin e sulmit, në makinë nuk ka pasur njeri.

Burime pranë Policisë së Shtetit, kanë shpjeguar se personi që ka kryer sulmin ka tentuar ta shantazhojë edhe disa herë të tjera Lubonjën, duke e sharë indirekt apo duke bërtitur nëpër shkallë, por analisti nuk e ka denoncuar atë në Polici.

Personi është arrestuar nga policia dhe ndaj tij është nisur procedimi penal. Nga hetimi i deritanishëm, personi nuk ka deklaruar për probleme personale por politike me publicistin e njohur.

Mesa duket qëndrimet kritike të Lubonjës dhe sulmet e shpeshta verbale të Kryeministrit ndaj tij kanë ndikuar në aktin e dhunshëm.

Fakti që ngjarja ka ndodhur mesnatën e 1 korrikut, një ditë pas zgjedhjeve, konfirmon motivet politike te dhunës, shkruan dosja,al.

 

Zjarr Tv Ad